Kuvendi ratifikon pesë marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot pro ratifikimit të pesë marrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Më 81 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, u ka miratua vendimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit BE – Kosovë për Amendamentimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike dhe Kosovës, për të zëvendësuar Protokollin III të tij në lidhje me Konceptin e “ Produkteve të Origjines”.

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, deputetja Rrezarta Krasniqi (LDK)ka thënë se qëllimi i kësaj marrëveshje ndërkombëtare është të amandamentojë protokollin numër 3 të MSA me qëllim që të transfuzoj rregulla të reja te miratuara nga ana e BE-së.

Kuvendi ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes Dypalëshe të Bashkëpunimit për Zhvillim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bisilmi ka treguar qëllimin e kësaj marrëveshje.

“Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i bazës ligjore e cila do ta rregullojë mënyrën e zbatimit të projekteve më të cilat Luksemburgu e mbështet financiarisht Kosovën”-ka thënë Bislimi.

Kjo marrëveshje ka marrë mbështetjen e 86 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit.

Kuvendi tutje ka ratifikuar tri marrëveshje të tjera ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me programin IPA.

Projektligji për ratifikimin e “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015, ka marrë votat e nevojshme për tu ratifikuar.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është të mundësohet shtyerja e afatit përfundimtar të ekzekutimit të projekteve që nuk janë kryer me kohë si rezultat i pandemisë COVID19. Më këtë amendamentin arrijmë ta shtyjmë edhe për një vit”-ka thënë ai.

Një tjetër marrëveshje e ratifikuar sot është edhe Projektligji për ratifikimin e “Amendamentimit 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018”.

Kjo marrëveshje ka marrë 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa, marrëveshja e pestë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimi Evropian e miratuar nga Kuvendi sot është Projektligji për Ratifikimin e “Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2021”.

“Qëllimi i marrëveshjes është krijimi i bazës ligjore për programin që i mundëson Kosovës 63, 96 milionë euro nga BE. Për projekte si përkrahja për komunat, përkrahja për mjedisin, tregtia, për bujqësinë dhe deminim”-ka thënë zëvendëskryeministri Bislimi

Kjo marrëveshje ka marrë 86 vota pro.

Ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare kërkon votën e 2/3 të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.