Seanca e Kuvendit të Kosovës, 4 qershor 2021, Foto: KALLXO.com

Kuvendi nuk pati kuorum për votim-shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Kuvendi i Kosovës nuk ka pas kuorum për të votuar shqyrtimin e Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Gjatë kësaj seance, Kuvendit iu rekomandua shkarkimi i Bordit të ARH-së.

https://kallxo.com/lajm/kuvendit-i-rekomandohet-shkarkimi-i-bordit-te-autoritetit-rregullativ-te-hekurudhave/

Pas një konsultimi mes grupeve parmalentare, u vendos që vazhdimi i seancës të bëhet të mërkurën nga ora 13:00.

“Për shkak se kemi mbledhjen e Kryesisë në pajtim me shefat e grupeve parlamentare, do të vazhdojmë këtë seancë të mërkurën nga ora 13:00”, tha nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.