Foto: Kuvendi i Kosovës

Kuvendi miraton buxhetin e Kosovës për vitin 2024

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2024 në vlerë prej 3 miliardë e 314 milionë euro.

Ligji mbi ndarjet buxhetore ka kaluar në lexim të dytë me mbështetjen e 63 deputetëve.

Në votim nuk kanë marrë pjesë deputetët e tri partive opozitare, PDK, LDK dhe AAK. Opozita nuk kishte marrë pjesë as në votimin e parë të këtij Projektligji në muajin nëntor.

Sot, në seancën që ka zgjatur më shumë se 8 orë, deputetët kanë shqyrtuar 64 amendamente të këtij Projektligji.

Më 16 nëntor deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2024.

Buxheti i Republikës së Kosovës për vitin 2024 pritet të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.

Ky buxhet është mbi 100 milionë euro më i lartë në krahasim me buxhetin e këtij viti.