Foto: KALLXO.com

Kuvendi mban seancë të enjten, kërkohet debat parlamentar për sigurinë në Kosovë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sot pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se AAK-ja ka kërkuar debat parlamentar lidhur me sigurinë e vendit. Kuvendi do të mbajë seancë të enjten.

Tahiri tha se dy çështjet që kanë adresuar janë veprimet më të shpejta për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe fondi për financimin e ushtrisë.

“Si Aleancë kemi adresua disa çështje që janë me rendësi, një ka të bëj me strategjinë e re sigurisë së vendit që ndërlidhet edhe me veprimet më të shpejta në anëtarësim në NATO, e dyta ka të bëj me fondin për forcimin e financimit të ushtrisë tonë që ka qenë një kërkesë e kamotshme e jona që lidhet edhe me rishikim e buxhetit për siguri”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tha se ajo qe shihet në sulmin e Rusisë në Ukrainë dhe rreshtimin e Kosovës përkrah botës perëndimore është një moment i cili duhet të reflektohej.

“Rrethanat të cilat janë krijuar në aspektin e sigurisë si në nivel ndërkombëtar dhe në Ballkanin perëndimor kërkojnë një reflektim edhe të parlamentit të Kosovës”, tha ai.

Tahiri tutje tha se debati parlamentar i kërkuar nga AAK nuk ka hyrë sot në rend dite, por është duke u diskutuar nga grupet parlamentare.

“Jemi duke e diskutuar me grupet parlamentare qasjen se cila do të jetë më e mirë, por po diskutojmë se si ta trajtojmë ketë temë për seancën e ardhshme që është të enjten”, tha Tahiri.

Ka nisur një ditë e re në Ukrainë dhe sytë e të gjithëve janë drejtuar e një takim i paraparë Rusi-Ukrainë që do të zhvillohet të hënën, me tensione të larta ndërkohë që luftimet e ashpra vazhdojnë në terren.

Kryeqyteti ukrainas po del nga një shtetrrethim gjatë fundjavës, pasi shpërthimet e shumta u dëgjuan para agimit.

Sirenat e sulmit ajror sapo kanë rënë në disa qytete dhe gjatë natës Rusia bombardoi Chernihiv dhe Kharkiv, thanë zyrtarët ukrainasë.