Kuvendi i Kosovës nderon me një minutë heshtje të rënët në Betejën e Koshares
04.4.2024 - 10:47
Në nderim të dëshmorëve të Betejës së Koshares, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë mbajtur një minutë heshtje në seancën solemne më 04.04.2024.
Seanca ka filluar me intonimin e himnit shtetëror të Kosovës dhe himnit kombëtar shqiptar.
Në këtë seancë po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Beteja e Koshares më 9 prill 1999, ishte njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë ka shënuar jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i ka hapur rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.