Kuvendi i Kosovës mban 1 minutë heshtje për viktimat e gjenocidit serb në Kosovë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje për krimet e gjenocidit serb në Kosovë me kërkesën e kryetares Vjosa Osmani.

“Lavdi dhe nderim për të gjitha viktimat e gjenocidit serb”, tha Osmani pas mbajtjes së një minutë heshtje në seancën e Kuvendit e cila po mbahet me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.

Osmani tha se janë këtu për ta ngritur zërin edhe një herë për krimin gjenocidal të kryer nga regjimi serb i Millosheviqit.

“Jemi këtu këtu për ta ngritur zërin edhe një herë për krimin gjenocidal të kryer nga regjimi serb i Millosheviqit i verbuar nga ideologjia nacionaliste dhe i shtyrë nga hegjemonia për ta shfaros popullin tonë, për të zaptuar territore dhe për të depërtuar banorët e këtij territori”, tha Osmani.

Osmani tha se janë mbledhur këtu për ta dëshmuar plagën e pa mbyllur për vrasjen e mbi 13 mijë njerëzve tanë shumica prej të cilëve civil gra, pleq e fëmijë.

Ajo tha se janë për të ngritur zërin lartë për mbi 1 mijë e 600 të pagjeturit.

“Për të folur dhe ngritur zërin lartë për mbi 1 mijë e 600 të pagjeturit tanë të cilët ende e mbajnë këtë status. Por ata nuk janë thjeshtë të pagjetur ata janë të fshehur nga pushteti pasardhës i regjimit që kreu gjenocid mbi ta. Këta persona janë të zhdukur me dhunë. Ky është krim I vazhdueshëm nga Serbia mbi viktimattë zhdukurit me dhunën për të cilët ne kërkojmë drejtësi duam kthimin e tyre në tokën e tyre pranë familjeve të tyre”, tha Osmani.

Osmani shtoi se praktika sistematike e zhdukjes me dhunë është krim kundër njerëzimit dhe është element i gjenocidit.

“Serbia duhet të japë informata për vendndodhjen e qytetarëve tanë të pagjetur”, shtoi ajo.

Osmani tha se janë të vendosur të dialogojnë me Serbinë vetëm për njohjen e ndërsjellë, për të respektuar integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit duke njohur dhe pranuar pa prekshmërinë e territorit, rregullimin Kushtetues dhe nivelin e  organizmit të brendshëm dhe duke kërkuar me ngulm që Serbia ta pranoj peshën e fajit historik.