Kuvendi i Kosovës/ Foto: KALLXO.com

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 24 dhe 25 korrik

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se do t’i hapë dyert për vizita nga bashkatdhetarët edhe këtë vit.

Sipas një komunikate për media, më 24 dhe 25 korrik do të hapen dyert për të gjithë ata që duan ta vizitojnë Kuvendin.

“Të hënën dhe të martën, më 24 dhe 25 korrik 2023, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”- thuhet në komunikatë.

Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur nga ora 8:00 – 16:00.