Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kuvendi fillon procesin e votimit për kandidatët për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

Kuvendi i Kosovës ka filluar votimin për propozimin e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, por në raundin e parë të votimit asnjëri kandidat nuk i morri votat e mjaftueshme.

Adnan Rrustemi, nga komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, tha se lista e ngushë e anëtarëve që i propozohen Kuvendit për votim është me 6 kandidatë.

Hilmi Jashari, Etrur Maloku, Bashkim Hyseni, Vigan Qorrolli, Bardh Bokshi dhe Shukri Sylejmani.

Sipas Rrustemit, kandidati Bashkim Hyseni është tërhequr nga procesi i rekrutimit për gjyqtar dhe kanë mbetur vetëm 5 kandidatë.

“Bashkim Hyseni është tërheq nga kandidatura për gjyqtar andaj për votim janë 5 kandidatë për dy pozita për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese”, tha ai.

Ndërkaq, sipas Rrustemit, për këto dy pozita kanë aplikuar 10 kandidatë: Valbona Shala Thaçi, Bardh Bokshi, Shukri Sylejmani, Mentor Bogaj, Vigan Qorrolli, Bashkim Hyseni, Hilmi Jashari, Etrur Maloku, Ibrahim Mala dhe Haxhi Xhemajli.

Më 30 korrik të këtij viti, Komisioni ia kishte rekomanduar Kuvendit gjashtë kandidatë për përzgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë raundit të parë të votimit asnjëri kandidat nuk arriti që t`i merr votat e mjaftueshme.

Hilmi Jashari kishte 25 vota, Etrur Maloku 56 vota, Vigan Qorrolli 22 vota, Bardh Bokshi 31 vota dhe Shkuri Sylejmani 14 vota.

Në përputhje me procedurat e votimit, hiqet kandidati që ka marr më së paku vota dhe në raundin e dytë të votimit shkojmë pas pushimit në orën 4:30”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufca.