Albina Shabani Rama

Kush është gjyqtarja që do të udhëheqë për 5 vjet me Gjykatën më të madhe në Kosovë

7 nga anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës sot i kanë dhënë besimin për të drejtuar me Gjykatën Themelore të Prishtinës për një mandat 5 vjeçar gjyqtares Albina Shabani – Rama.

Në vijim gjeni biografinë e gjyqtares Shabani – Rama:

Albina Shabani- Rama është gjyqtare në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Shabani-Rama ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2013.

Nga viti 2005 e deri në vitin 2013 ka punuar në Policinë e Kosovës si zyrtare e lartë për Ankesa pastaj edhe Zëvendës Kryesuese e Komisionit për Ankesa dhe Shpërblime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Gjyqtarja Shabani-Rama ka mbaruar studimet post-diplomike në vitin 2008 dhe ka marr titullin Master i Shkencave Juridike-Penale.

Gjithashtu ka punuar edhe si Inspektore Gjyqësore në Zyrën e Prokurorit Disiplinor nga viti 2013 deri në vitin 2015. Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë

Departament deri me 30.06.2016. Nga 01.07.2016 është caktuar gjyqtare në Departamentin për të Mitur ku ka punuar deri në qershor të vitit 2019. Në korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special, pozitë të cilën ende vazhdon ta mbajë.

Albina Shabani Rama zgjedhet kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës