Albina Shabani Rama

Albina Shabani Rama zgjedhet kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor me shumicë të votave e kanë zgjedhur gjyqtaren Albina Shabani Rama – kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Gjyqtarja Shabani Rama ka marrë 7 vota nga 11 anëtarët që kanë votuar. Kandidati tjetër Arben Hoti ka marrë 3 vota ndërsa gjyqtari Valon Kurtaj vetëm 1 votë.

Kandidatët gjyqtarë Vesel Ismajli dhe Fatime Dermaku nuk kanë marrë asnjë votë nga anëtarët e KGJK-së.

Kryetarja Albina Shabani Rama do të udhëheqë Gjykatën Themelore të Prishtinës për një mandate 5 vjeçar.