Kurti uron Kurban Bajramin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Kurti ka bërë thirrje për më shumë mirësi ndaj njëri-tjetrit, bujari e kujdes për të gjithë.

“Gëzuar kjo festë që është edhe kujtesë për vlerat e sakrificës dhe devotshmërisë. Për të qenë falënderues për bekimet tona dhe për t’i ndarë me ata që kanë më shumë nevojë” – thuhet në urimin e tij.

“Me zemra të hapura dhe duar të zgjatura njëri-tjetrit, në këtë Kurban Bajram, le të ndajmë gëzimin me të gjithë ata që na rrethojnë. Le të jemi zemërgjerë, jo vetëm me të mirat materiale, por edhe me kohën, dashurinë dhe mbështetjen tonë” – thuhet në urimin e Kurtit.

Festa e Kurban Bajramit festohet sot në Kosovë dhe tërë botën. Falja e namazit të Kurban Bajramit u bë në ora 05:34 ndërsa manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.