Kurti refuzon Thaçin, nuk i shkon në takim

Albin Kurti e ka refuzuar ftesën e Thaçit për t’u takuar të premten në 13:30.

Arsyeja e këtij refuzimi, sipas zyrës për media të LVV-së është se Kurti e ka pranuar letrën shumë vonë dhe ndodhet jashtë Prishtinës.

“Pak pas orës 11:00, në selinë e LVV, sot erdhi letra e Presidentit të Kosovës për një takim po ashtu sot në ora 13:30, me Kryetarin e LVV, Albin Kurti. Kryetari Kurti e ka sot të pamundur ta takoj Presidentin, meqenëse ndodhet jashtë Prishtinës. Ai do ta njoftojë së shpejti Presidentin për ditët e orët e mundshme të takimit”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media për KALLXO.com

Thaçi e ka ftuar sot gjatë ditës Albin Kurtin për ta mandatuar për krijimin të Qeverisë.

Thaçi dhe Kurti takohen në 13:30