Kurti për përmbytjet në Austri e Slloveni: Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas përmbytjeve që ndodhën në Austri dhe në Slloveni.

“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri” – ka thënë Kurti në Twitter.

Tutje ai ka shtuar se ngjarjet si këto kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet.