Foto: KALLXO.com
Kurti kërkon president konsensual edhe pas zgjedhjeve të 7 qershorit
“Duhet president konsensual”- janë fjalët që kryeministri në detyrë Albin Kurti e njëkohësisht kandidat për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 07.06.2026.
Kurti para zgjedhjeve të parakohshme që erdhën si pasojë e moszgjedhjes së presidentit brenda afatit kushtetues ka kërkuar më 19.05.2026 që pas këtyre zgjedhjeve presidenti i ri i vendit të jetë konsensual e që për të, të ketë pajtim nga të gjitha partitë politike.
Ai nuk ka folur më gjatë për gazetarët të cilët e pyetën se a duhet kompromis për çështjen e presidentit, zgjedhja e së cilit duhet të ndodhë pas konstituimit të Kuvendit që përbërja e tij do të dalë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.
Më 28.04.2026 ka qenë afati i fundit për zgjedhur presidentin e ri të vendit e me ç’rast Kuvendi ka dështuar të zgjedh atë.
Zgjedhja e presidentit dështoi pasi nuk u sigurua kuorumi i nevojshëm për fillimin e procedurës së votimit.
Gjatë seancës për zgjedhjen e presidentit janë bërë gjithsej pesë përpjekje për të siguruar kuorumin, por pa sukses.
Partitë opozitare kanë bojkotuar seancën, duke mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosjes, e cila kishte shumicën parlamentare, pas tërheqjes se kandidatëve Glauk Konjufca e Fatmire Mullhaxha – Kollqaku, kishte mbledhur nënshkrimet për Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
As këto dy kandidatura nuk u përkrahën nga partitë opozitare.
Lista preliminare e votuesve për zgjedhjet e 7 qershorit përmban 2,092,202 votues, apo 15,912 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2026.
Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme më 7 qershor është 22,131, prej të cilëve: 16,933 votues konsiderohen të rinj që, pas zgjedhjeve për Kuvend (28.12.2025), kanë arritur moshën 18 vjeç dhe do të votojnë për herë të parë.
Zgjedhjet fundit parlamentare në Kosovë, u mbajtën më 28 dhjetor 2025 nga të cilat Lëvizja Vetëvendosje me partnerët e koalicionit mori 51.1%.