Kurti i reagon Vuçiqit: Në Kosovë, kryeministri nuk pezullon gjyqtarë e prokurorë

Dje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq reagoi pasi Këshilli Gjyqësor suspendoi kryetaren e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Lilana Stevanoviq, pasi kishte qenë e pranishëm në një takim me presidentin serb.

Vuçiq kishte thënë në mes tjerash se gjykatësja Stevanoviq “është suspenduar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”.

Por, sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka reaguar presidentit serb. Ai, përmes një postimi në Twitter, tha se Kosova është shtet demokratik dhe ai nuk është kryetar i KGJK-së.

“Unë nuk jam as kryetar dhe as anëtar i Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Gjyqësori është i pavarur nga Qeveria. Ndoshta në Serbi presidenti pezullon dhe largon gjyqtarët dhe prokurorët. Kjo nuk ndodh në Kosovë ose me gjyqtaren Stevanoviq. Ne jemi shteti më demokratik nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, plotësisht të lidhur me BE-në dhe NATO-n”, tha Kurti.

Gjatë reagimit të djeshëm, presidenti i Serbisë po ashtu tha se “të gjithë komandantët dhe policët serbë” që morën pjesë në një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u mbajt në Beograd më 22 mars, do të shkarkohen.

Por, një gjë e tillë të premten, deri më tani, nuk ndodhi.

Ndërsa, sot gjatë ditës, serbët lokal në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë protestuan duke kërkuar që të lejohet mbajtja e zgjedhjeve presidenciale dhe paralajmëtare të Serbisë në territorin e shtetit të Kosovës.

Pamje – Protestuesit serbë mblidhen në veri të Mitrovicës

www.kallxo.com