Protesta në veri të Mitrovicës, 25 mars 2022, Foto: KALLXO.com

Pamje - Protestuesit serbë mblidhen në veri të Mitrovicës

Qytetarët serbë kanë filluar të mblidhen në sheshin kryesor të Mitrovicës Veriore, në një protestë e cila është paralajmëruar të mbahet sot.

KALLXO.com ju sjell pamjet nga vendi i ngjarjes.

Deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar se kush janë organizatorë të protestës.

Protesta gjithashtu janë paralajmëruar edhe në Graçanicë e Shtërpcë. 

Protesta në veri të Mitrovicës, 25 mars 2022, Foto: KALLXO.com
Protesta në veri të Mitrovicës, 25 mars 2022, Foto: KALLXO.com
Protesta në veri të Mitrovicës, 25 mars 2022, Foto: KALLXO.com
Protesta në veri të Mitrovicës, 25 mars 2022, Foto: KALLXO.com
Protesta në veri të Mitrovicës, Pankarta “Kurti e ke shkatërruar marrëveshjen e Brukselit, i ke shkatërruar të gjitha”. 25 mars 2022, Foto: KALLXO.com      

 

Protesta në veri të Mitrovicës, 25 mars 2022, Foto: KALLXO.com
Protesta në veri të Mitrovicës, 25 mars 2022, Foto: KALLXO.com

Gjatë ditës së sotme automjete të shumta të policisë janë parë që janë nisur drejtë zonës së Mitrovicës.

Për këtë çështje, Policia e Kosovës ka thënë se lëvizjet në disa zona në Kosovë janë të zakonshme dhe se nuk lidhen me ndonjë aktivitet të caktuar.

Më 3 prill 2022, Serbia mban zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Zyrtarët e lartë serbë kërkuan që ato të organizohen edhe brenda territorit të Kosovës.

Por me këtë nuk u pajtuan krerët e institucioneve kosovare. Kryeministri, Albin Kurti, tha se për këtë duhet të ketë një marrëveshje mes dy vendeve.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian njoftoi se shteti i Kosovës ka refuzuar një propozim të vendeve të QUNIT-it.

Para zgjedhjeve në Serbi, presidenti Vuçiq ka thirrur një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit, janë parë në takimin e thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka njoftuar se ka marrë informacionet dhe është njoftuar zyrtarisht për pjesëmarrjen e eprorëve të Policisë së Kosovës në pjesën e veriut të vendit në takimin të cilin e thirri presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dy ditë më parë.