Foto: ZKM/17.01.2022

Kurti flet për eprorët e Policisë që morën pjesë në takimin e thirrur nga Vuçiq

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar pjesëmarrjen e pesë eprorëve të Policisë së Kosovës më takimin e thirrur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dy ditë më parë.

Kurti tha se nuk ka informata nëse ata do të suspendohen nesër ndërsa shtoi se nuk e përjashton si mundësi.

“Në 3-4 orët e fundit nuk është që i kam pa të gjitha mesazhet edhe pse shumica dërrmuese janë urime për ditëlindjen dhe nuk e kam ndjekur, por nuk kam informacion që do të ketë një veprim të tillë nesër, unë nuk e përjashtoj por nuk kam informacion dhe nuk merrem unë me suspendime policësh”, tha Kurti në një intërvistë në KTV.

KALLXO.com ka raportuar për pesë eprorë të Policisë me detyrë në komunat në veri të vendit të cilët kanë marrë pjesë në takimin e thirrur nga Vuçiq dy ditë më parë, ku, ndër të tjera është diskutuar edhe çështja e zgjedhjeve serbe që mbahen më 3 prill.

Në takimin në fjalë e pranishme ishte edhe kryetarja e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Liljana Stevanoviq, e cila sot është suspenduar nga detyra nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Ndërsa, presidenti serb, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë sot se institucionet e Kosovës kanë paraparë shkarkimin nga pozita të atyre që kanë marrë pjesë në takimin e mbajtur të martën në Serbi.

Pjesëmarrja e policëve në takimin me Vuçiqin, deklarohet Policia e Kosovës