Albin Kurti dhe Ambasadorja e Holandes në Kosovë FOTO: ZKM

Kurti: Do krijohet qasje e re ndaj prodhuesve vendor

Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin kanë takuar sot gjatë ditës ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo.

Ambasadorja Lobbezoo e ka përgëzuar Kurtin për shembullin inkurajues që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës kundër Covid-19.

“Ambasadorja Lobbezoo e uroi kryeministrin Kurti për përqindjen e lartë të fitores në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës. Ajo e përgëzoi edhe për shembullin inkurajues që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës kundër Covid-19”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kurti dhe Lobbezoo kanë biseduar edhe për gjendjen e agrikulturës në Kosovë duke u pajtuar që duhet të krijohet një qasje e re ndaj prodhueseve vendor.

“Që të dy u pajtuan se duhet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhueseve. Kryeministri Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.