Foto: ZKM

Kurti dhe ambasadorja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për mbledhjen e dy qeverive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Ata ranë dakord për organizimin e një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në një kohë të përshtatshme dhe duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në vendet respektive.

Në këtë mblehdje do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh përfshirë edhe marrëveshjen për studim të fizibilitetit për rrugën Prizren-Tetovë.

Gjatë takimit, kryeministri Kurti gjithashtu konfirmoi pjesëmarrjen e tij në Samitin e Prespës që planifikohet të mbahet në korrik të këtij viti.

Në takim gjithashtu u diskutua për situatën me pandeminë COVID-19 në të dy vendet, masat e ndërmarra nga qeveritë për ndaljen dhe uljen e trendit të infektimeve, për mbarëvajtjen e procesit të vaksinimit dhe përpjekjet e pareshtura për sigurimin e dozave të reja të vaksinave kundër COVID-19.