Kurti: 'Defender Europe', ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se “Defender Europe ‘23” është ngjarja më e madhe stërvitore ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Kosovë.

“Mbi 1.300 ushtarakë të FSK-së do të ekzekutojnë detyra stërvitore ushtarake, në krah të 24 mijë ushtarakëve të forcave të armatosura të 25 vendeve të NATO-s dhe vendeve partneret të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siguria e kontinentit evropian është interes jetik i yni, si shtet që beson në atë që e do, të drejtat e njeriut, sundimi i ligjit, paqja dhe demokracia” – u shpreh ai.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier tha se derisa agresioni rus i Ukrainës po vazhdon, është veçanërisht e rëndësishme të vihet në pah një ushtrim si “Defender Europe 2023”.

“Një ndër qëllimet e kësaj stërvitje është që të tregohet aftësia e forcave ushtarake të SHBA-së për të zbatuar shpejt trupat dhe pajisjet e gatshme për luftë, për të siguruar aleatët, për parandaluar ata që mund të kërcënojnë paqen në Evropë dhe për ta mbrojtur këtë kontinent nga agresioni”- tha ambasadori amerikan.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar se ushtrimi ndërkombëtar “Defender Europe 2023”, është simbol i vendosmërisë kolektive për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin “në një botë që po sfidohet vazhdimisht”.

Pas fjalëve hyrëse, u bë prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së.

Stërvitja do të mbahet nga data 21 maj deri me 2 qershor.

Osmani: Objektivi i ‘Defender 2023’ është ta shfaqë aftësinë ushtarake kundër agresorëve të mundshëm