Kundërmim e papastërti në shkollën e Prishtinës, prindërit protesojnë

Prindërit e nxënësve të klasave të katërta në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Prishtinë janë mbledhur sot para kësaj shkolle në shenjë pakënaqësie për gjendjen jo të mirë në klasat ku fëmijët e tyre vijojnë mësimin.

Si pasojë e mykut, erës që kundërmon nga dyshemeja dhe kanalizimi, dritareve nga druri, mungesës së ndriçimit, dritave të varura, prindërit paralajmërojnë së nuk do të lejojnë fëmijët që vazhdojnë shkollimin me këto kushte.

Sherife Erdag, njëra nga prindërit të mbledhur tha për KALLXO.com së pas mbledhjes së prindërve që është mbajtur dje, është befasuar me gjendjen që kishte parë.

“Dje në mbledhjen e prindërve, kur hymë në klasë jemi shokuar nga myku, pluhuri, dritaret e thyme, nxehja nuk funksionon, telat e rrymës jashtë. Jemi mbledhë këtu që të bisedojmë me drejtoreshën që me e rregullu gjendjen”, tha ajo.

Njëjtë shprehet edhe prindi tjetër, Bekim Ahmeti, i cili thotë së, gjendja e tillë mund të jetë shumë e pashëndetshme për vajzën e tij dhe nxënësit e tjerë.

“Janë kushtet shumë të këqija, dhe në aso gjendje nuk mund të lejojmë fëmijët që të mbajnë mësimin. Pasi që shëndeti i fëmijëve është më rëndësi së gjerat tjerat. Fëmijët na kanë tregu më hërët, po s’ ju kemi besu por kur e pamë dje jemi shqetësuar”, tha ai.

Prindërit mbajtën një mbledhje me drejtoreshën e shkollës e cila u premtoj zgjidhje për muajin tetor. Ata thojnë së nëse nuk ndryshon gjendja, atëherë nuk do të lejojnë që fëmijet të shkojnë në shkollë.

Drejtoresha e shkollës, Shqipe Vllasaliu Mehmedi në një prononcim për KALLXO.com thotë së ka bërë kërkesë në Komunën e Prishtinës në mënyre që të intervenojnë.

“Kam bërë kërkesë që më u rregullu dyshemetë pasi që parketi shumë i vjetër lëshon erë, ndërrimin e dritareve pasi që janë nga druri e nga ndryshimi i stinëve ato tkurren dhe pastaj hynë ajri, pasi që shihet së nuk është ambient i mirë për fëmijët, mund të ketë edhe efekt negativ në shëndetin e tyre, duhet ndërhyrë edhe të nyjet sanitare por më kanë dhënë premtime zyrtarët komunal që brenda dy jave ata do të vijnë e do të intervenojnë”, tha drejtoresha.

“Nuk kam tjera mundësi përveç së gjatë renovimit nxënësit të dërgohen në kabinetet që as ato nuk janë në gjendje më të mirë. Prindërit kërkojnë që të mbledhen krejt me një klasë rreth 50 nënxëns por kjo ska mundësi”, tha ajo për KALLXO.com