Ku e shihni veten pas 5 vitesh? - Trajnim falas “Career Coaching”

Pas 5 viteve do të jetë viti 2026. Ku saktësisht do të jesh ose çka do të jesh duke bërë ti në atë kohë?

E për të ditur se ku dëshiron të shkosh për gjatë këtij rrugëtimi, ti duhesh të kesh një qëllim.

A e keni hulumtuar profesionin tuaj të ëndrrave, a keni shqyrtuar mundësitë dhe mënyrat se si të arrihet ai?

Gjatë këtyre dy viteve, Creative Hub ka dhënë më shumë se 100 sesione trajnimi për “Career Coaching” për studentët në akademitë që posedon, ku shumë prej këtyre studentë mund t’i takoni virtualisht në platformën tonë të punësimit. ( https://creativehubkos.com/HiringPlatform/ )

Por, çka është trajnimi “Career Coaching”?

Career Coaching është një vegël mjaftë e përdorur nga shtetet e perëndimit, ku njerëzit atje nëpërmjet saj përcaktojnë qëllimet dhe hapat se si të arrijnë këto qëllime.

Career Coaching vjen edhe në Kosovë, krejt kjo mundësuar nga akademia Creative Hub. Ajo do të ndahet në 5 sesione si:

Digital Marketing Career Coaching, ku do të mbahet me datë 05.10 nga ora 18:00 – 19:00.

Data Science Career Coaching, ku do të mbahet me datë 05.10 nga ora 19:00 – 20:00.

Front-end Career Coaching, mbahet me datë 06.10 nga ora 18:00 – 19:00.

HR Career Coaching, që do të mbahet me 06.10 nga ora 19:00 – 20:00.

Graphic Design Career Coaching, mbahet me 07.10 nga 18:00 – 19:00.

Kush mund të marrë pjesë?

Të gjithë ata që dëshirojnë të fillojnë një karrierë të re apo ta ndryshojnë atë, mund të dërgojnë një email në adresën [email protected], ku më pas ne do t’ju dërgojmë ftesën me link-un për takim.

Takimi do të mbahet nga themeluesja e Creative Hub, Arijana Koskarova, kështu që i tërë sesioni do të jetë në gjuhën angleze, gjë që e bën atë më interesant dhe me atraktiv. Në mënyrë që trajnimi të jetë sa më produktiv, nga ju do të kërkohet gjithashtu interaksion, kështu e mira është për të pasur një kamerë dhe mikrofon kur te fillon takimi, që ju të keni mundësi të bëni pyetje, të jepni mendimin tuaj apo të diskutoni me njëri-tjetrin.

I tërë trajnimi është FALAS dhe ka për qëllim t’ju ndihmojë t’i zbuloni dhe arrini qëllimet e juaja jetësore.

Siç thotë edhe themeluesja jonë, Arijana Kosokarova, “Gjithçka që ti dëshiron të arrish varet nga ti dhe dëshira jote për të punuar. Kështu që e bëje për veten tënde.”

Mos e humbisni.