Kontingjenti i FSK-së në Kroaci realizon trajnim para ushtarakëve të vendeve partnere në fushën e çminimit

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se kontingjenti i atashuar në brigadën e mekanizuar të ushtrisë kroate ka realizuar trajnim në edukim për mjetet e pashpërthyera.

“Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës i atashuar në brigadën e mekanizuar të ushtrisë Kroate, përveç detyrave të ushtrimit ndërkombëtarê “Defender Europe 23” që janë duke realizuar me partnerët në Republikën e Kroacisë, ka realizuar një trajnim në edukimin ndaj mjeteve të pashpërthyera për ushtarakët dhe partnerët e atashuar në brigadën e mekanizuar Kroate”- thuhet në njoftim.

Tutje, FSK potencon se ushtarakët ndanë përvojat e tyre në edukim për mjetet e pashpërthyera duke treguar kështu kapacitetet që ka Kosova në fushën e çminimit dhe edukimit për mjetet e rrezikshme.