Skenderaj - kallxo.com

Kryetari i Skenderajt jep detaje për rastin e fundit me coronavirus në këtë komunë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka deklaruar, se nga 27 mostra të marra sot në këtë komunë nga IKSHPK-ja, është vetëm një rast pozitiv.

“Personi i diagnostifikuar pozitiv me korona virus është rast kontakti i familjes Thaçi dhe është brenda zonës së karantinuar. Personit të infektuar i dëshiroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim në familje!”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.

Të dashur qytetarë, Nga 27 mostra të marra sot në komunën tonë, nga IKSHP, kemi vetëm një rast pozitiv.Personi i…

Publiée par Bekim Hamëz Jashari sur Mardi 14 avril 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se tre persona janë shëruar nga COVID-19 dhe janë konfirmuar 10 raste të reja me këtë virus.

Në mesin e të infektuarve sipas IKShPK-së, njëri rast është nga fshati Burojë e Skenderajt.