Kryeshefi i KEK-ut flet për telefonin 1 mijë euro që ia ka blerë ndërmarrja

Nagip Krasniqi, kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, ka thënë se nuk është relevante debati për çmimin e telefonit që ndërmarrja e ka blerë për të.

Në emisionin “Kallxo Përnime”  Krasniqi tha se është jorelevant çmimi i telefonit në një ndërmarrje si KEK-u.

“Për mua është irelevante se a do të jetë telefoni 500 apo 1 mijë euro, duke marrë parasysh që duhet të jetë diku tjetër llupa apo duhet të ketë kursim në transparencë.  Unë besoj që debati për telefon nuk është relevant për një institucion si KEK-u . Është pak keqpërdorim i fokusit”, deklaroi Krasniqi.

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista me kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqin.

Në këtë intervistë, Krasniqi tregon se a ka qenë ndonjëherë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeshefi i KEK-ut gjithashtu flet për telefonin që ndërmarrja e ka blerë në vlerë 1 mijë euro, pikërisht për nevojat e kryeshefit.

Sa po prodhon momentalisht rrymë Kosova dhe kush është përgjegjës për rënien e bllokut 2 të TC “Kosova B”?

Nagip Krasniqi në këtë intervistë gjithashtu flet se kush ka blerë energji elektrike me paratë e Qeverisë së Kosovës  dhe sa i ka mbetur borgj kompania private KEDS, KEK-ut që nga shtatori i vitit të kaluar.