Prokuroria e Mitrovicës

Kryeprokurori i Mitrovicës urdhëron nisjen e hetimeve për videon e publikuar në media online

 

Prokuroria e Mitrovicës ka njoftuar se Kryeprokurori i saj Shyqri Syla ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e video-incizimit në portalin Indeksonline publikuar me datë 03 tetor 2019.

Në këto incizime sipas njoftimit të prokurorisë pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xh.T.

Kryeprokurori Syla, ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.