Kryeparlamentari Konjufca uron qytetarët për Vitin e Ri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e rastin e Festës së Vitit të Ri.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri! Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin​. Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona. Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e Konjufcës.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendsoje është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës në seancën konstituive me 26 dhjetor 2019.