Britania e Madhe, Foto: Pixabay

Kryeministri Sunak: Mbretëria e Bashkuar do të krijojë institutin e parë të sigurisë në botë ndaj AI-së

Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka thënë se  Britania e Madhe do të krijojë institutin e parë të sigurisë në botë të inteligjencës artificiale (AI).

Ai këtë deklaratë e tha te enjtën, përpara se ta mbajë një mbledhje me përfaqësues të kompanisë së AI-së, liderëve politikë dhe të ekspertëve.

Instituti sipas Sunak, do t’i avancojë njohuritë botërore për sigurinë e intelegjencës artificiale.

“…do të vlerësojë dhe testojë me kujdes llojet e reja të inteligjencës artificiale, në mënyrë që të dimë se në çfarë është në gjendje të bëjë, duke i eksploruar të gjitha rreziqet prej mediave sociale, të cilat shkaktojnë dëme si paragjykime dhe dezinformata në mënyrë ekstreme”- tha Sunak në një fjalim në Londër./ Reuters