Foto: Çmimi Nobel/Facebook

Kryeministri i Etiopisë i pari etiopas laureat i çmimit Nobel

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe, kryeministri i Etiopisë, Abiy Ahmed Ali, është i pari etiopas që iu dha një çmim Nobel.

Ai u zgjodh kryeministër i Etiopisë në prill të vitit 2018 dhe që nga ajo kohë ai ka iniciuar reforma të rëndësishme që u japin shpresë qytetarëve për një jetë më të mirë në Etiopi.

Ai i kaloi 100 ditët e tij të para si kryeministër duke i dhënë amnisti mijëra të burgosurve politikë, duke ndërprerë censurimin e mediave, duke legalizuar grupet e jashtëligjshme të opozitës, duke shkarkuar udhëheqësit ushtarakë dhe civilë të dyshuar për korrupsion dhe duke rritur ndjeshëm ndikimin e grave etiopiane në jetën politike dhe komunitare.

Ai gjithashtu prezantoi “iniciativën kombëtare të trashëgimisë së gjelbër” më 29 korrik 2019.

Për 12 orë, 200 milionë fidanë u mbollën në të gjithë Etiopinë.