Nobel Peace Prize 2022/Twitter
Çmimi Nobel për Paqe u jepet aktivistëve të të drejtave të njeriut në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi
Komiteti Norvegjez i Nobelit ka vendosur t’i japë çmimin Nobel për Paqe për vitin 2022 avokuesve të të drejtave të njeriut, Ales Bialiatski nga Bjellorusia, organizatës ruse të të drejtave të njeriut ‘Memorial’ dhe organizatës ukrainase të të drejtave të njeriut ‘Qendra për Liritë Civile’.
Sipas komitetit, Laureatët e Çmimit Nobel për Paqe përfaqësojnë shoqërinë civile në vendet e tyre. Ata kanë promovuar për shumë vite të drejtën për të kritikuar pushtetin dhe për të mbrojtur të drejtat themelore të qytetarëve.
Ata po ashtu, kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të dokumentuar krimet e luftës, abuzimet e të drejtave të njeriut dhe abuzimin me pushtetin.
BREAKING NEWS:
The Norwegian Nobel Committee has decided to award the 2022 #NobelPeacePrize to human rights advocate Ales Bialiatski from Belarus, the Russian human rights organisation Memorial and the Ukrainian human rights organisation Center for Civil Liberties. #NobelPrize pic.twitter.com/9YBdkJpDLU— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 7, 2022