Shkëmbi nga i cili vdiqën minatorët peshonte mbi 30 ton

Emisioni i sotëm i “Jeta në Kosovë” është duke e trajtuar temën e ndotjes së ambientit.

Fatmir Gërguri, kryeinspektor i Minierave, në emisionin “Jeta në Kosovë” ka treguar si ka ardhur deri te vdekja e dy minatorëve në minierën e Artanës (Novobërdës).

Vendi ku na ka ndodhur aksidenti ka qenë vendi më i sigurt i mundshëm në minierë. Që 20 vite njerëzit qarkullojnë aty. Është aksident me fatalitet, është kontakt i shkëmbinjve rrethues. Kontakti I shkëmbinjve rrethues dhe trupi xeheror është shumë i ndjeshëm, nuk kanë lidhshmëri dhe në atë moment ka qenë shkëputje e një shkëmbi mbi 30 tonë, aq sa është vlerësuar me sy është shkëputje tavanore”, ka treguar Gërguri.

Tutje Gërguri tha se vizita në miniera kryhen në mënyrë periodike porse nuk është në dijeni se kur janë bërë inspektime atje herën e fundit.

“Minierat vizitohen në mënyra periodike të rregullta. Unë si kryeinspektor unë nuk kam qenë, por i kemi inspektorët e veçantë që bënë inspektime të veçanta. Saktë me cilën datë ka shku unë nuk mundem me ditë”, tha Gërguri.

Para dy ditësh, në minierën e Novobërdës kanë vdekur dy minatorë, pasi ishin brenda kur një pjesë e minierës u shemb.

www.kallxo.com

.