KRU ‘Prishtina’ apelon për kujdes me puseta, publikon fotografi të zhbllokimit të tyre

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka apeluar tek qytetarët për kujdes më të shtuar me sistemin e rrjetit të kanalizimit.

Kjo pasi zhbllokimi i tyre është i vështirë dhe merr mjaft kohë.

“Përveç që duhet intervenuar me doemos në sistemin e rrjetit të ujërave të zeza, zhbllokime e pastrime, vështirësitë që hasin ekipet e mirëmbajtjes janë të panumërta, sa që pavarësisht suksesit në zgjidhjen e problemit në kolektorë e puseta, koha e zhbllokimit tej zgjatet”, thuhet në apelin e KRU ‘Prishtina’.

Ujësjellësi ka publikuar fotografi të një rasti konkret në rrugën ‘Bulevardi i Dëshmorëve’ në Prishtinë.

Aty shihet që janë hedhur gjësende të ngurta e të lëngëta, pesha të rënda e me mbeturina të ngurta.

Në atë pjesë të kryeqytetit sot ekipet e mirëmbajtjes kanë pastruar dhe zhbllokuar të gjitha pusetat.