Kriza në Ukrainë, Vuçiq mban takim me ambasadorët e Quint-it

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi për çështje të shumta, raporton media ruse RTS.rs

Gjatë vizitës së djeshme në Spanjë, presidenti Vuçiq njoftoi se Serbia do t’i përgjigjet krizës për Ukrainën në 48 orët e ardhshme dhe se “qëndrimi do të jetë parimor si më parë, bazuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar”.

Vuçiq në orën 13:00 ka mbajtur seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për ngjarjet në Ukrainë dhe rajon, ndërsa në orën 15:00 është mbajtur mbledhja e Qeverisë së Serbisë.

Qeveria serbe i ka dërguar ftesë presidentit Vuçiq për t’iu drejtuar seancës së sotme.

Zhvillimet e fundit nga Ukraina