KQZ miraton vendimin që të pranohet votimi në zgjedhje me letërnjoftim me afat të skaduar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shumicë votash sot ka marrë vendim që të pranohen për identifikim të votuesve letërnjoftimet të cilave u ka skaduar afati.

Ky vendim vlen edhe për procesin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, por edhe për identifikimin e votuesve në ditën e zgjedhjeve 2021.

Anëtari i këtij Komisioni, Sami Kurteshit, diskutimin për letërnjoftimet apo kartat e identitetit e konsideroi të paarsyeshëm.

Ai gjithashtu potencoi se qytetarët që nga vitit 2019 kanë pasur probleme në sigurimin e letërnjoftimeve.

Sipas tij shteti duhet të ia mundësojë secilit qytetar të drejtën e votës.

“Një letërnjoftim i ka 20 karakteristika, në Kosovë e kemi marrë vetëm një, datën e skadimit. Pse duhet të ngritet kjo çështje në KQZ, aty thuhet çdo shtetas, çdo shtetas ka letërnjoftimin identifikues”, tha ai.

“Prej tetorit 2019 ky shtet ka problem me sigurimin e letërnjoftimeve. Qytetarit i thuhet “nuk kam m’fal” a knej thonë nuk paske afat. Këto janë shenja të këqija për shtet. Po du shteti me i rregullu këto prandaj nuk po e kuptoj pse duhet me u diskutu”, shtoi tutje Kurteshi.

Sa i përket diskutimit për letërnjoftime, anëtari tjetër, Florian Dushi, thotë se nuk është faji i Komisionit andaj duhet të diskutohet.

Ndërsa anëtari tjetër, Ibrahim Selmoni, thotë se institucioneve të shtetit duhet bërë presion në mënyrë që të sigurohen dokumentacionet për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky rekomandim është votuar me 6 vota pro, 2 kundër dhe një abstenim.

Kujtojmë se zgjedhjet komunale në vend do të mbahen në muajin tetor të këtij viti.

Votimi do të bëhet në 883 qendra të votimit në nivel vendi.