KQZ konsultohet me Presidentin e Qeverinë për zgjedhjet në Podujevë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) tha sot se do të konsultohen me Presidentin Hashim Thaçi dhe me qeverinë e vendit nëse zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen sipa splanit, të dielën, pas masave të vendosura nga qeveria për parandalimin e coronavirusit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Vamir Elezi, i cili ka thënë që janë duke mbajtur kontakt më institucionet relevante.

“Aktualisht nuk mund ta japim një përgjigje për këtë. Ne do të jemi gjatë ditës në kontakt me institucionet e vendit, Presidentin dhe Qeverinë. Do t’iu mbajmë të informuar”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet në Komunën e Podujevës pritet të mbahen më 15 mars, këto zgjedhje do të mbahen për shkak se ish-kryetari Agim Veliu ka dhënë dorëheqje për të kaluar në ekzekutiv.

Mirëpo për pandemisë së coronavirusit, Qeveria e Kosovës dje ka marrë një sërë masazh duke mbyllur edhe shkollat.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës: Mbyllen shkollat deri më 27 mars