Një qytetar duke votuar - Foto: Atdhe Mulla

KQZ e ruan privatësinë e votës me 34 mijë euro për kabina votimi

Për të mbajtur të fshehtë përzgjedhjen politike të qytetarit për votë, KQZ nënshkroi kontratë për blerjen e kabinave të votimit në vlerë mbi 34 mijë euro.

 

Në platformën elektronike “e-prokurimi” KQZ bëri të ditur se ka nënshkruar kontratën për t’u furnizuar me kabina votimit.

“Furnizimi me Kabina të Votimit për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2019”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Për blerjen e tyre, KQZ kishte parashikuar mjete për kontratë në vlerë deri në 35 mijë e euro.

Këto mjetet janë siguruar nga Buxheti i Republikës së Kosovës.

KQZ, ky institucion kompetent I zgjedhjeve kishte ndjekur procedurën e negociuar të prokurimit me kriter çmimin më të ulët, kështu duke përzgjedh kompaninë fituese me çmim prej 34 mijë e 380 euro.

Në raport me mjetet e parashikuara për kontratë, rezulton se blerja e kabinave të votimit KQZ-së, shpenzon 98 për qind të mjeteve të parashikuara..

Kujtojmë se në muajin korrik kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga kreu i ekzekutivit me ç’rast vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu KQZ pritet të shpenzoj deri në 20 mijë euro për tu furnizuar me lidhëse siguri për kuti të votimit dhe 14 mijë euro për vulat e jastëkët për to për vulosjen e fletëvotimeve.

20 mijë euro kushtojnë lidhëset për kuti të votimit

Mbi 14 mijë euro për vula dhe jastëk për zgjedhjet e së dielës