Një kuti votimi | Foto: Atdhe Mulla

20 mijë euro kushtojnë lidhëset për kuti të votimit

Që kutitë e votimit të jenë të sigurta, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), planifikon të blejë lidhëse sigurie .

Buxhetit të Republikës së Kosovës, këto lidhëse do t’i kushtojnë 20 mijë euro.

KQZ-ja bëri të ditur se ka nënshkruar kontratën për t’u furnizuar me lidhëse të sigurisë për kutit të votimit.

Për blerjen e tyre, KQZ kishte parashikuar mjete për kontratë në vlerë deri në 25 mijë euro.

Ky institucion kompetent i zgjedhjeve kishte ndjekur procedurën e negociuar të prokurimit me kriter çmimin më të ulët, kështu duke përzgjedhur kompaninë fituese me çmim prej 20 mijë euro.

Kujtojmë se në muajin korrik kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga kreu i ekzekutivit me ç’rast vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme, të cilat do të mbahen më 6 tetor.