Kosto e transportit, shtrenjton ndërtimin në Kosovë

Kosto e ndërtimit në Kosovë, në tre muaj korrik-shtator, shënoi një rritje të lehtë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018, duke ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i transportit për këtë qëllim.

Rënia e lehtë e kostos së ndërtimit në raport me tremujorin paraprak të sivjetmë, u ndikua kryesisht nga rënia e kostos në materiale.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pësoi rënie për (-0.4%) në tremujorin e tretë (TM3) 2019, krahasuar me TM2 2019. Rënie më të madhe kishin kategoritë: materialet (-1.1%), pagat (-0.3%), dhe kostot e tjera (-0.1%)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas ASK-së, rënia e çmimeve u neutralizua, kryesisht me ngritjen e çmimeve sipas kategorive të:  transportit 9.6 për qind, energjisë 2.1 për qind, dhe makineritë 0.5 për qind.

Agjencia bën të ditur se pati ngritje të çmimeve në të cilat kontribuoi më së shumti transporti në raport me periudhën e njëjtë të 2018-ës.

“Ndërkaq, krahasuar TM3 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 0.5%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te: transporti  (13.0%), pagat (1.7%), kostot e tjera (1.4%), dhe makineritë (1.1%).”, bën të ditur ASK.

Tutje thuhet se, gjatë kësaj periudhe pati rënie te: energjia -0.7 për qind dhe materialet -0.4 për qind.

Këto të dhëna u bën të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin e Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN)  për tremujorin e tretë (TM3) 2019.

Kosto e transporti shtrenjtoi ndërtimin e objekteve në Kosovë edhe në periudha e mëparshme të këtij viti

Ndërtimi i banesave në Kosovë shtrenjtohet, faktor transporti