Arkiv Ilustrim / Siguria në Punë - FOTO - Naim Krasniqi - Kallxo.com

Ndërtimi i banesave në Kosovë shtrenjtohet, faktor transporti

Çmimet e ndërtimit në Kosovë u shtrenjtuan për 2 për qind për  muajt janar-mars. Shkaktar kryesor i kësaj rritje ishte transporti.

Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë  (IKN) pati rënie për -0.3 përqind në tremujorin e parë të këtij viti në raport me tre muajt e fundit të vitit 2018-të.

Ndërsa krahasuar tre muajt janar-mars të 2019-ës në me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ky indeks pati një ngritje prej 2 për qind.

Çmimet e transportit dhe kostot tjera u shtrenjtuan në krahasim me materialet dhe energjinë që u lirua.

“Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rënie për ( -0.3  % ) në tremujorin e parë TM1 2019 krahasuar me TM4 2018. Rënie  më të madhe kishin kategoria materialet ( -0.5 %) dhe energjia (-3.1%).Rënia  u neutralizua kryesisht me rritjen e çmimeve sipas kategorive  transportit (4.3%) dhe kostot e tjera (0.3%)”, thuhet në njoftimin ASK-së

Tutje thuhet se Indeksi i tërësishëm i Kostos të Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për 2.0 përqind  në tremujorin e parë të 2019-ës krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit që shkoi.

Çmimet  e transportit kontribuuan më shumë në këtë rritje.

“Ngritja e indeksit kryesisht u vërejt të kategoria transporti  (19.2%), kostot e tjera (2.0 %), materialet (1.9%) dhe energjia (1.9%).”, bën të ditur ASK.

Këto të dhëna u bën të ditura nga “Indeksin e Kostos të Ndërtimit në Kosovë “ (IKN) ) për tremujorin e parë të vitit 2019” nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).