Foto: REL/Reuters

Kosto e ndërtimit në pikën më të lartë që nga viti 2013

Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 1.8 për qind në tre muajt fundit të vitit 2021, krahasuar me tre muaj më parë.

Ngritja më e madhe e indeksit ishte te materialet – 2.3 për qind, kostot e tjera – 2.1 për qind, energjia – 1.0 për qind, dhe pagat – 0.5 për qind.

Ndërsa tre muajt e fundit të vitit 2021, tetor-dhjetor, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2020 pati ngritje për 16 për qind.

Ngritje më të mëdha të çmimeve pati tek materialet dhe enegjia.

“Ngritja  e indeksit kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (20.6%); energjia (16.4%); transporti (6.7%);  kostot e tjera (6.6%); pagat (3.4%) dhe makineritë (2.8%).”, thuhet në njoftim.

Këto të dhëna, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e raportit “Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2021”.

Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës
Burimi: Agjencia e Statistikave të Kosovës