Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje në fushën e drejtësisë

Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Kjo nënkupton se kushdo që ka fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit të avokatit në njërin prej dy vendeve, ka të drejtë që ta ushtrojë atë në të dy vendet.

Kosova dhe Shqipëria kishin caktuar mbajtjen e një mbledhjeje mes dy qeverive në Gjakovë, ku edhe planifikohej të nënshkruheshin disa marrëveshje, por kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kishte anuluar atë për shkak të situatës së krijuar në veriun e Kosovës.