Philip Kosnett - Ambasador i ShBA-së në Kosovë

Kosnett për vjedhjen e 2 milionë eurove: Njerëzit duhet të japin llogari

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett i ftuar në RTV Dukagjini, ka folur në lidhje me skandalin e vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Kosnett tha se preferon që t’i shmanget diskutimeve specifike, por deklaroi se njerëzit duhet të japin llogari.

“Qytetarët e meritojnë që ta dijnë se do të ketë hetime serioze. Nuk më takon mua të flas për dorëheqje. Njërëzit duhet të japin llogari për gabimet e tyre dhe për gabimet në organizatat e tyre”, ka thënë Kosnett.

Ai ka folur edhe për tërheqjen e Ambasadës amerikane nga zgjedhja e prokurorëve në Këshillin Prokuorial.

“Më duket që njerëzit nuk e kanë kuptuar, dua të jem i qartë. Ne kemi çështje serioze se mënyra se si janë bërë emërimet, mënyra se si Këshilli Prokurorial ka operuar. Disa kanë menduar se ne nuk iu besojmë prokurorëve. Ne kemi rrespekt të madh për prokurorët, policët, punojmë ngushtë me ta”, tha Kosnett.

Ai tha se në këtë fushë, si në shumë fusha tjera, është më rendësishme se kë e njeh, se sa çka dinë.

“Kosova nuk do të arrijë potencialin e saj, deri atëherë kur njerëzit të përzgjedhen në bazë të meritave e jo në bazë të lidhjeve”.