Konjufca propozon vazhdimin e seancës me pyetje parlamentare, opozita kundërshton

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka propozuar që seanca të vazhdojë normalisht, me pyetje parlamentare.

Ai ka thënë që këtë do ta kërkonin edhe qytetarët e Kosovës.

Por, opozita ka kundërshtuar këtë propozim të kryeparlamentarit.

“Momentumi është me tejkalu këtë situatë, a jeni për me tejkalu a jo, nëse jeni për me tejkalu e vazhdojmë atë që ka qenë edhe kryeministri pati mirëkuptimin tim që të heq dorë nga fjalimi…” – ka thënë ai.

“Unë po flas atë që e presin qytetarët tanë…” – deklaroi Konjufca.

Paraditen e së enjtes, në sallën e Kuvendit të Kosovës, ndodhi një përleshje fizike mes deputetëve të opozitës dhe disa ministrave të Qeverisë së Kosovës.

“Unë bisedova me kryeministrin. Ai po heq dorë nga fjala e tij, të cilën e pat dhe nëse ne si deputetë e kemi një mirëkuptim me njëri-tjetrin, për me vazhdu në një pikë tjetër, dalim tek një pikë tjetër, dhe vazhdojmë te pyetjet parlamentare që i keni kërku si deputetë, atëherë këtë mendoj se presin qytetarët prej ne dhe pastaj të tjerat nuk na takojnë neve si deputetë, me ato merren organet e tjera që e kanë përgjegjësinë kushtetuese”- ka thënë Konjufca para deputetëve.