Konjufca përkujton 24 vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës në Sllovi të Lipjanit, në të cilën u vranë dhe u masakruan 45 shqiptarë nga ushtria dhe policia e Serbisë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Konjufca ka thënë se viktima të kësaj masakre kanë qenë burra, gra, të rinjë dhe pleq të paralizuar.

“Hasanin 18 vjeç e ekzekutuan në sy të babait, ndërsa nënë Halimen 84 vjeçare e dogjën të gjallë. Shumicën e kufomave i zhdukën me dhunë dhe i fshehën në Serbi, disa u zbuluan vite më vonë në varrezën masive në Batajnicë të Beogradit. Ende mungon drejtësia për viktimat e këtij krimi të gjenocidit” – ka shkruar Konjufca.