Kongresmeni amerikan u bën thirrje pesë vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, iu ka bërë thirrje pesë vendeve të Bashkimit Europian, Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që ta njohin Kosovën.

Thirrjen Torres e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

“Kosova është e pavarur që 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE”, është shprehur ai.