Foto: Policia e Kosovës
Konfisohen drunj që dyshohet se janë kontrabanduar në Podujevë
26.2.2024 - 11:43
Shtatë metra katror drunj teknik që dyshohet janë kontrabanduar, janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.
Policia gjatë patrullimit kanë hasur në një traktor të braktisur të ngarkuar me drunjtë në Podujevë më 25.02.2024, rreth orës 19:30.
Për këtë rast u intervistua një person i dyshuar dhe me vendim të prokurorit është liruar.
Ndërsa drunjtë janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor.
“Rasti në procedurë hetimore”- thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.