Konfiskohen mbi 10 mijë euro mallra në rrugën Stançiq - Gjilan

Policia e Kosovës, njësia e Task Forcës – Lindje së bashku me Doganën, më 12.06.2024 në rrugën Stançiq – Gjilan sekuestroi malla të dyshuara si kontrabandë në vlerë mbi 10 mijë euro.

Sekuestrimi i mallrave erdhi pasi që u ndalua një automjet transportues me targa kosovare, të cilën e drejtonte B. F., 48 vjeçar.

Gjatë kontrollimit të automjetit u sekuestruan dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri dhe mallra e gjësende të ndryshme.

Policia njofton se malli i kontrabanduar u sekuestrua dhe u dërgua në terminal doganor.

Sipas njoftimit, veprimet janë ndërmarr në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.