Foto: NDI/Facebook

Konferenca Disicon: Kosova e cenueshme nga dezinformimi

Të enjten, më 13.06.2024, në Prishtinë është mbajtur konferenca e indeksit të cenueshmërisë 2024 ndaj dezinformimit.

Të dhënat e publikuara gjatë konferencës tregojnë se Kosova është e cenueshme ndaj dezinformimit dhe ndikimeve malinje të huaja në shkallën prej 57 nga 100.

“Kosova nuk është imune ndaj dezinformtave, ashtu siç nuk është asnjë shtet i botës. Unë vlerësoj se në kontekst të Kosovës dezinformimi nuk është rrezik vetëm ndaj demokracisë por është një rrezik edhe për sigurinë nacionale dhe një shembull i fundit është sulmi në Banjskë” – tha Albana Rexha, hulumtuese në “Demokraci Plus”.

“Përhapja për sulmin në veri ka qenë e madhe, nga 984 ndërveprime në rrjete sociale ka arritur në 33 mijë 785 krejt kjo duke bërë shpërndarje të narrativave të rreme, duke përfshi edhe fotografi të rreme” – tha ajo.

Hulumtimi bëri matje edhe mbi mjedisin mediatik, ku nga 100 u vlerësua cenueshmëria me 55 shkallë, peizazhi politik nga 100 me 56, perceptimi publik 45 nga 100, marrëdhëniet ndëretnike 69 nga 100 dhe dezinformimi në baza gjinore 59 shkallë nga 100.

Të dhënat mbi indeksin e cenueshmërisë për vitin 2024 mund t’i gjeni duke klikuar në këtë LINK.