Komuna e Vushtrrisë nënshkruan kontratë për blerjen e pakove ushqimore afër 5 mijë euro më të shtrenjtë se sa planifikoi

Komuna e Vushtrrisë ka nënshkruar kontratë për blerjen e pakove higjienike dhe ushqimore afër 5 mijë euro më shumë se sa kishte planifikuar.

Komuna e Vushtrrisë ka planifikuar të shpenzonte 45 mijë euro për blerjen e pakove higjienike e ushqimore për familjet në nevojë.

Kontrata është nënshkruar me 30 mars me kompaninë “Proex Sh.P.K.”.

Kontrata e nënshkruar kap vlerën prej 49 mijë e 600 euro, duke e tejkaluar vlerën e parashikuar për 4 mijë e 600 euro.

Sipas komunës me këtë shumë do të blihen 1,000 pako me material higjenik dhe artikuj ushqimor për ndihmë familjeve në nevojë.

Coronavirusi, tenderët e komunave për “bukë e kripë” për nevojtarët