Komuna e Shtimes - Foto: KALLXO.com

Komuna e Shtimes liron oborrin e shkollës për makina të bashkatdhetarëve

Komuna e Shtimes ka liruar oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku” për parking të automjeteve të bashkatdhetarëve.

Përmes një njoftimi komunave ka potencuar se ky vendim vlen nga dita e sotme.

“Duke pasur parasysh ardhjen e bashkatdhetarëve, Drejtoria Komunale e Arsimit nga sot liron oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku” në Shtime për parking të automjeteve të tyre”- thuhet në njoftim.

Me ardhjen e diasporës gjatë sezonit veror shumë komuna zgjasin po ashtu edhe orarin në sportelet e gjendjes civile.